Anglia është rikthyer në vend të parë me pikë të plota pas tre ndeshjes, teksa është ngjitur në kuotën e 9 pikëve pas suksesit shtëpiak 4-0 ndaj Bullgarisë. Heroi i takimit ishte Herri Kejn, që realizoi një tregolësh. Sulmuesi e Totenhemit e çeli rezultatin në minutën e 24-ët, ndërsa dyfishoi në të 49-ën pasi ekzekutoi saktë një 11 metërsh.


6 minuta më pas Sterling i çoi shifrat në 4-0, ndërsa kapak i vuri sërish Herri Kejn në të 73-ën, sërish nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë sukses, “Tre Luanët” ngjiten në vendin e parë dhe zbresin në vendin e dytë Kosovës, me skuadrën e Shaland që befasoi Çekinë 2-1 në sfidën e luajtur pasdite në “Fadil Vokrri”.


(Balkanweb)


Etiketa: