ANGLI

Një 24-vjeçar shqiptar me qëndrim ilegal në Mbretërinë e Bashkuar është dënuar me dy vite burg. Sipas mediave lokale në Angli, i riu shqiptar që do të vuaj burgimin me dy vite është shpallur fajtor për posedim droge dhe për  goditjen e një polici.

Shqiptari mbante kartë identiteti false, ndërsa në makinë autoritetet i gjetën dhe i sekuestruan edhe dy shkopinj bejsbolli brenda në bagazh.

Shqiptari
Shqiptari

24-vjeçari pas kryerjes së dënimit do të dëbohet drejt Shqipërisë. Në momentin e arrestimit Denis Bajraktari kishte 5 kg kanabis me vete, vlera e të cilit përllogaritej në 40 mijë paund.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb