Angli-Gjermani dhe beteja e tyre për të pushtuar Europën, s’postohet tashmë në Uefa Champions League. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës prodhoi tre përballje klasike, tre sfida anglo gjermane, ku sigurisht “qershia mbi tortë” është super sfida ndërmjet Liverpool dhe Bayern Mynich. 10 trofe Championsi zbresin në fushë, 5 për çdo ekip, por mbi të gjitha kjo është një klasike e futbollit europian, me dy ekipe që kanë që i kanë dhënë tonin këtij turneu.

Jurgen Klop përballët me të kaluarën e tij, rivalët e përjetshëm nga Mynihu, ekipi i cili i hoqi nga duart në 2013 pikërisht kupën më “veshë të mëdhenj”, sigurisht ai imazh i Arjen Roben është ende i freskët.

Liverpol është aktualisht ekipi më në formë për momentin në Europë, ky është momenti i duhur për tu përballur me Bayern, gjithnjë nëse gjërat nuk ndryshojnë shumë deri në shkurt. Totenham-B.Dortumd dhe Schalke04-Man.City janë dy duelet e tjera anglo gjermane që prodhoi shorti i fazës së 1/8. Juventus, një nga ekipet që kërkon me insistim triumfin në Champions, goglat i rezervuan Atletico Madrid, një skuadër eksperte e këtij kompeticioni por deri në finale. Sigurisht “Zonja” ka një armë më shumë këtë sezon, C.Ronaldon, njëri i cili di si fitohet Champions League.  Për Ronaldon ky është një derbi, sigurisht një arsye më shumë për siguruar kualifikimin.

Kampionët në fuqi, Real Madrid ishin mbase skuadra me më shumë fat pasi shorti i rezervoi Ajax, në letër ekipin me pak i kuotuar. Gjithashtu një short i favorshëm ishte edhe për Barcelonën me goglat që i rezervuan Lion. Një sfidë e cila premton spektakël pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Man.United dhe PSG. Kompleton fazën e 1/8, sfida ndërmjet Romës dhe Portos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb