ANGLI – Një emigrant shqiptar i ka dhënë një mësim të mirë një personi të dehur që fyeu dhe paragjykoi vëllain e tij, në Plymouth të Anglisë.

Zack Collins ishte në gjendje të dehur, kur fyeu shqiptarët teksa doli nga një klub nate në orën 06:00 të mëngjesit. Por këto fyerje i kushtuan thyerjen e 6 dhëmbëve, pasi shqiptari Sami Krasniqi nuk nguroi të kundërpërgjigjej me grushta ndaj racizmit të tij.

Videoja ku Zack Collins duket teksa bie përtokë nga goditja e 26-vjeçarit shqiptar, po bën xhiron e botës në internet.

Policia vuri në pranga të riun shqiptar, ndërsa gjykata e dënoi atë me 8 muaj burg për lëndime të rënda trupore dhe 4 muaj të tjerë për shkelje të një dënimi të mëparshëm.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb