Dihet që pjesa më e madhe e të rinjve shqiptarë zgjedhin Anglinë si vendin ideal për të bërë disa para më shumë. Por, së fundmi është dhënë alarmi se rrjeti i restoranteve “Byron Hamburger” ka ngritur një kurth për kthimin e emigrantëve të paligjshëm në vendin e tyre.

Zyrtarët e Emigracionit në Britaninë e Madhe kanë ndaluar 35 emigrantë që punonin për rrjetin këtyre restoranteve. Ata u futën në kurth nga drejtuesit, duke i thirrur në një trajnim, por realisht ishte një marrje në pyetje dhe ata që rezultuan emigrantë të paligjshëm u ndaluan, me qëllim për t’u dëbuar.

Autoritetet kanë konfirmuar se bëhet fjalë për 35 emigrantë nga Shqipëria, Brazili, Nepali dhe Egjipti.

Pas publikimit të një lajmi të tillë në mediat britanike, restoranti ka marrë shumë kritika si dhe janë bërë thirrje për bojkotimin e tij.

Gjithsesi si kjo mund të ketë shumë mënyra të tjera “kurthi” për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm, “fshesa” sapo ka filluar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: