ANGLI

Tre shqiptarë janë dënuar me nga 6.6 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar për akuzën e mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kryesisht të llojit kokainë.

Mediat angleze shkruajnë se tre shqiptarët u kapën në muajin gusht me kokaine të pastër, e cila kishte si target grup persona që paguanin shifra të larta për mallin që do merrnin, raporton “BalkanWeb”.

Vendimi për tre shqiptarët, Florenc  Kola, Shpati Hakili, Nasied Mitro u dha gjatë ditës së djeshme nga një gjykatë në Maidstone. Dy prej të dënuarve rezultonin me qëndrim të parregullt në tokën angleze dhe pas kryerjes së dënimit ata do të dëbohen drejt Shqipërisë si persona të “padëshirueshëm”.

Ndërkohë të arrestuarve iu sekuestruan një sasi parash dhe disa telefona celularë. Një nga zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe luftës kundër trafikut të lëndeve narkotike mes tjerash u shpreh: “Ne e dimë se çdo grup i krimit të organizuar mbështetet tek paraja. Ndërprerja e aktivitetit të tyre dhe konfiskimi i parave është aq e rëndësishme për biznesin e tyre, ndërsaskjo i ndalon ata të investojnë në aktivitete të tjera kriminale”, shtoi ai.

Kapen
Kapen

Ata theksuan se nuk do të tolerojnë asnjë veprim që cenon jetën dhe sigurinë publike duke premtuar se krimi i organizuar dhe trafikantët do të goditen me çdo mjet.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndaluar grupet e krimit të organizuar dhe do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb