ANGLI- As vdekja nuk ka mundur t’i ndajë eshtrat e dy personave që me sa duket kanë qenë të afërm dhe siç shfaqen në këto fotografi, vazhdojnë të jenë të kapur dorë për dore edhe në varr. Një ekip arkeologësh nga Universiteti i Leisester po punon prej katër vitesh mbi një projekt në një faltore katolike në një konte të Anglisë ku dhe janë zbuluar pas 700 vjetësh këto eshtra.

Ekspertët thotë që njëri prej skeleteve i përkiste një burri 46-vjeçar, i cili ishte goditur në kokë me një armë të mprehtë, ndoshta sëpatë. Tjetri, ishte i një djali në mes të njëzetave, dhëmbët e dukshëm të të cilit tregonin një traumë të rëndë në fëmijëri. Drejtuesja e projektit Vicki Score thotë se skeletet ishin varrosur qëllimisht të kapur dorë për dore edhe pse kishte mjaft vend për t’i varrosur të ndarë. Përveç këtij çifti, deri tani janë gjetur edhe 11 skelete të tjerë që pritet të analizohen.

 

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: