ANGLI

Dy shqiptarë janë dënuar me 3 vite burg në Angli për shkak të përfshirjes në rritjen e drogës, kryesisht të kanabisit. Ata janë dënuar pasi u kapën duke rritur mbi 1400 rrënjë kanabisi, vlera e të cilit përllogaritej nëse do dilet në treg rreth 1 milion sterlina.

Gjykata e qytetit Hull në veri të Anglisë dha vendimin për dy shqiptarët e identifikuar si Ervis Bashllari si dhe Puton Kamberi, njëri 31 vjeç dhe tjetri 21 vjeç.

Sipas mediave angleze, shqiptarët kishin hyrë në këtë aktivitet për shkak të borxhit, pasi kishin paguar plot 11 mijë sterlina për të hyrë ilegalisht në tokën angleze.

Fabrika e kanabisit u gjet në bodrumin e një restoranti indian, ndërsa prokurori i çështjes e  konsideroi operacionin kriminal dhe të sofistikuar. Gjatë kontrollit në vendin ku u gjet sasi e kanabisit, një pjesë e tij ishte gati për të dalë në treg, por dy shqiptarët nuk i shpëtuan dot arrestimit nga shërbimet e policisë britanike.

Albania
Albania

Njëri prej shqiptarëve deklaroi para hetuesve se ujiste sasinë e kanabisit dhe për këtë paguhej 100 sterlina në ditë, por edhe këto nuk i kishte marrë dot nga pronarët e kanabisit. Njëri prej tyre tha se është i frikësuar për jetën e familjes pas arrestimit.

“Pas arrestimit tim dhe shkatërrimit të bimëve të kanabisit jam i frikësuar për jetën e familjes time në Shqipëri”. Pas kryerjes së dënimit me 3 vite burg, të dy shqiptarët do të dëbohen nga Anglia për në Shqipëri.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb