ANGLI- Policia angleze jep alarmin për zhdukje ne një 24-vjeçareje shqiptare dhe foshnjës së saj vetëm 5 muajshe.

Sipas policisë në Merseyside, shqiptarja e humbur njihet si Anisa Lamaj, ndërsa e bija quhej Medine dhe banonin në Everton.

Hera e fundit që shqiptarja është parë është fundi i muajt qershor, ndërkohë që raportimi në polici për humbjen e tyre ka ardhur më 7 korrk. Mediat nuk raportojnë kush është bashkëshorti i saj, as se kush ka dhënë alarmin për zhdukjen e tyre.

Ajo që dihet është se gruaja ditën e zhdukjes kishte lënë takim me dikë dhe thjesht nuk është paraqitur. Ndërkaq policia dyshon se foshnja mund të jetë në shoqërinë e të ëmës, dhe policia dyshon se ato mund të jenë jashtë zonës së Merseyside.

Policia e Merseyside ka publikuar raportin e humbjes se shqiptares ne faqen e saj në Twitter, si dhe ka vëmë në dispozicion edhe numra telefoni për ata që kanë parë Anisën dhe e dinë vendndodhjen e saj.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: