Trajneri i njohur, Shpëtim Duro kritikoi trajnerin e Anglisë, Southgate, në News 24 në “Euro 24”.

“Anglia është diskutuar kudo. Ata kanë një brez futbollistësh shumë të mirë, që luajnë në nivele të larta. Herën e fundit trajneri ndryshoi diçka me disa lëvizje. Foden deri para një muaji ka qenë më i miri në Angli, por e kemi thënë që luan pas sulmuesit, e aty e ka rendimentin e lartë. Tashmë është spostuar në krahun e majtë, nuk bën aty.

Bellingham e kemi parë sulmues kryesor te Reali. Trajneri duhet të pozicionojë lojtarët ku duhet” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb