Premier League ka qenë dhe mbetet një “minierë ari” për lojtarët më të mirë në botë, këtë e vërtetojnë edhe statistikat e fundit, ku 5 lojtarët më të paguar në ishull fitojnë miliona euro. Me rinovimin e tij të “përjetshëm” që bëri me Man.City, Haaland është shndërruar në lojtarit më të paguar në ishull, duke kaluar edhe shokun e tij të skuadrës Kevin De Bruyne.

Biondi firmosi një kontratë të re deri në 2034, sigurisht me terma financiarë të përmirësuar ndjeshëm. Kontrata e tij nuk është bërë publike, por sipas mediave, Haaland përfiton 2 milionë e 570 mijë euro në muaj.

Në vendin e dytë në listën e “sheikëve” që luajnë në Angli renditet De Bruyne. Mesfushori belg përfiton 2 milionë e 60 mijë euro në muaj.

Në vendin e tretë në këtë klasifikim të veçantë renditen dy lojtarë Casemiro dhe Momo Salah. Pavarësisht se 32 vjeç, Salah përfiton 1 milionë e 880 mijë euro në muaj. Sulmuesi egjiptian pritet të rinovojë kontratë e tij me Liverpool, por mbetet për t’u parë se me çfarë termash financiarë, pasi Salah pretendon sërish një pagë të larta, fundja është sulmuesi më efikas në ishull këtë sezon.

1 milionë e 670 mijë euro në muaj përfitojnë Marcus Rashford i Aston Villa dhe Raheem Sterling i Arsenal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb