Sam Allardyce, ish-trajneri i Anglisë i shkarkuar rreth 1 vit më parë pas 67 ditësh punë me “Tre Luanët” për shkak të skandalit ku u tregonte disa personave si të përfitonin nga kartonat e lojtarëve, është emëruar sot trajner i Everton.

Blutë e Liverpulit nuk po i përmbushin pritshmëritë këtë sezon duke u renditur në vendet e fundit të tabelës pavarësisht se në merkaton e verës shpenzuan rreth 200 mln euro për afrimin e lojtarëve. Pak javë më parë shkarkuan holandezin Ronald Koeman dhe ekipi u drejtua për disa kohë nga zëvendës trajneri, ndërsa sot anglezi Allardyce është vënë në krye të skuadrës.

allardyce

Mediat angleze raportojnë se do të paguhet 130,000 euro në javë dhe do të përfitojë 11 mln euro në 18 muaj. Kaq është edhe kohëzgjatja e kontratës së tij me Everton pasi klubi do të shikojë ecurinë e skuadrës para se të ndërmarrë hapa të mëtejshëm.

Në sezon fitimet e Allardyce sipas kontratës janë 7 mln euro, më shumë se ç’përfiton Zinedin Zidan te Real Madrid apo Allegri te Juventus.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb