Harry Kane, direkt nga grumbullimi i kombëtares së Anglisë, foli për Sky Sports duke mohuar se po mendon të largohet nga futbolli i luajtur pas Kupës së Botës 2026:

“Unë nuk mendoj kështu. Mendoj se ndonjëherë ekziston perceptimi që kur kalon të 30-tat, karriera juaj është gati të përfundojë, por personalisht unë jam duke luajtur në nivelin më të lartë  të karrierës sime dhe ndihem më mirë se kurrë.

Kupa e Botës në Shtetet e Bashkuara do të jetë një event i jashtëzakonshëm. Qëllimi është ta fitojmë atë” – tha Kane.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb