ANGLI

Nuk kalon ditë që Shqipëria dhe shqiptarët nuk gjejnë pasqyrim në faqet e para të mediave në Europë, por edhe më gjerë. Në një  material të publikuar sot nga media britanike “The Guardian”, i cili ngre shqetësimin për përdorimin e drogës nga të rinjtë, thekson mes tjerash se një nga shkaktarët kryesorë është mafia shqiptare.

Media btitanike thekson faktin se shqiptarët kanë bërë miqësi me mafien më të rrezikshme në botë, ndërsa gazeta të tjera thonë se bandat rritën fillimisht prezencën në pikat kyçe që përdoren për shpërndarjen e kokainës, marihuanës, por edhe heroinës.

Sipas raportit të saj, pas viteve 1990, mafia shqiptare solli kokainë nga Amerika e Jugut me një çmim më të lirë dhe kjo bëri që shumë të rinj të kenë mundësi për ta blerë atë. Ekspertët shprehen se numri i përdoruesve të drogës po rritet në Angli dhe ky ves ka sjellë shtimin e numrit të vdekjeve, kryesisht tek të rinjtë dhe tek ata persona që janë përdorues ekstremë të drogës.

Britanike
Britanike

Nga të dhënat e publikuar thuhet me tjerash se Britania e Madhe mban rekordin e përdorimit të drogës dhe si pasojë dëmet në shoqëri janë të shumta.

“The Guaradian” duke cituar  NCA-në  thekson: “Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit, vitet e fundit mafia shqiptare ka marrë kontrollin e tregut të kokainës fitimprurëse në Mbretërinë e Bashkuar me një model biznesi shumë efektiv. Duke negociuar direkt me kartelet në Amerikën Latine që prodhojnë dhe shesin drogë, mafia shqiptare ka qenë në gjendje të ofrojë një produkt më të pastër dhe më të arsyeshëm në treg”, thuhet në artikull. Çmimi i lirë i drogës dhe shoqërimi i saj me pije alkoolike ka shkaktuar shumë sëmundje tek shoqëria angleze, kryesisht tek moshat e reja.

Me tej theksohet se nga përdorimi i madh i sasisë së drogës janë shtuar sëmundjet e zemrës tek konsumatorët. Kjo sipas ekspertëve të shëndetit duhet të shërbejë si kambanë alarmi për shoqërinë angleze.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb