Anglia ka fituar kundër Zvicrës me rezultatin e ngushtë 1-0 në një ndeshje  miqësore të luajtur në Leicester. Anglezët kishin më shumë raste, ndërsa zviceranët më shumë luajtën me topin, duke qenë disa herë të rrezikshëm

Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 53’të nga talenti i Manchester United, Marcus Rashford gol i cili ka vulosur këtë miqësore mes Anglisë dhe Zvicrës.

Zvicra u mundua që të barazonte rezultatin duke sulmur disa herë më Shaqirin por pa rezultat. Miqësorja i ndihmoi dy trajnerët të provojnë shumë lojtarë që të kishin minuta.  Pas, këtyre miqësoreve përfundojnë edhe ndeshjet e Kombëtarëve në botë, ndërsa pritet rikthimi i kapionateve elitare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: