Përfaqësuesja e Kosovës u mposht në udhëtim te Anglia me rezultat 5-3 në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020. Dardanët shijuan humbjen pas 15 ndeshjeve, pasi u mposhtën në udhëtim te Anglia në ndeshjen e vlefshme për Grupin A.

Megjithatë, paraqitja e djelmoshave të trajnerit Bernard Challandes është për çdo lëvdatë, shkaku edhe i tri golave të shënuara ndaj Tre Luanëve. Përveç kësaj, futbollistët e Kosovës treguan kulturë të lartë sportive dhe shfaqen raporte të mira me kundërshtarët anglez.

Sterling Muric
Sterling Muric

Këtë e tregon edhe një video e postuar në Youtube nga kanali zyrtar i kombëtares së Anglisë. Në atë video shihet atmosfera, para ndeshjes, brenda dhe jashtë stadiumit, gjatë ndeshjes, por edhe pas ndeshjes. Në video shihen edhe disa nga futbollistët e Kosovës duke i shkëmbyer fanellat me yjet angleze.

Nuhiu Barkley
Nuhiu Barkley

Sulmuesi shtatlartë Atdhe Nuhiu ka shkëmbyer fanellën me yllin e Chelseat, Ross Barkley, ndërsa portieri Aro Muric me bashkëlojtarin e tij, Raheem Sterling. Shkëmbimin e fanellave mund ta shihni nga minuta e 6-të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb