Nico Williams ishte një nga objektivat e mëdha të Barcelonës në merkaton e verës, por në fund sulmuesi spanjoll vendosi të qëndrojë tek Athletic Bilbao. Nico ka një kontratë me Bilabao-n deri në 2027, por palët kanë bëra disa tratativa këtë periudhë për të gjetur një akord të ri, sigurisht për t’i përmirësuar pagën e tij dhe për të ndryshuar klauzolën e largimit prej 58 milionë euro.
Kjo është një shifër që shumë klube do ta paguanin me kënaqësi, mbi të gjitha në Angli.
Premier League në fakt është një kampionat që josh shumë edhe vetë lojtarin, për këtë arsye nuk përjashtohet mundësia që në fund të këtij sezoni Nico Willimas të nis një aventurë të re larg Spanjës.
(BalkanWeb)