Anija hapësinore “Beresheet” e Izraelit po bën përgatitjet e fundit para zbritjes së saj në sipërfaqen e Hënës. Nëse aterimi do të jetë i suksesshëm, kjo do ta vendosë Izraelin midis vendeve elitare që kanë realizuar udhëtime për në Hënë.

Fluturakja e quajtur Beresheet, që në gjuhën hebreje do të thotë “në fillim”, ka udhëtuar në hapësirë për shtatë javë para se të kalonte në gravitetin e Hënës javën e kaluar. Anija kozmike pritet të arrijë fazën e fundit të aterimit në Hënë gjatë ditës së enjte.

Pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës, Izraeli është vendi i katërt në botë që dërgon fluturake në Hënë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb