Anija kozmike japoneze Hayabusa zbarkoi në asteroidin Ryugu. Agjencia Japoneze e Eksplorimit Hapësinor JAXA, njoftoi se Hayabusa 2, e cila planifikohet të arrihet në gjurmët rreth formimit të Sistemit Diellor nga mostrat që do t’i mbledhë në Ryugu, dje ka zbarkuar për herë të parë.

Sinjalin të cilin Hayabusa2 e dërgoi pas zbarkimit në asteroidin të largët 280 milionë kilometra nga toka, u duartrokit nga punonjësit në JAXA.

Anija ishte programuar të zbarkoj 3 herë në asteroid dhe në çdo zbarkim të mbledhë pjesë nga sipërfaqja e asteroidit. Hayabusa2 me këto mostra do të kthehet në tokë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb