Një anije luftarake ruse ka kryer të shtëna paralajmëruese ndaj një helikopteri gjerman që kryente patrullime mbi Detin Baltik. Ekuipazhi i anijes ruse ka gjuajtur me municion sinjalizues, raportojnë mediat gjermane.
Sipas gazetës gjermane Bild, me të shtëna paralajmëruese është goditur mbi helikopetin e zbulimit të NATO-s, por kjo ende nuk është konfirmuar.
Municionet sinjalizuese përdoren për të shtëna paralajmëruese dhe jo për sulm, por ky lloj incidenti është një shenjë se sa afër NATO dhe Rusia janë duke u përballur drejtpërdrejt me njëra-tjetrën.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock përmendi incidentin në një takim të NATO-s, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Megjithatë, një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes deri më tani nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë raportet për gjuajtjen e municioneve sinjalizuese.
NATO po kryen aktualisht mbikëqyrje të shtuar në Detin Baltik për të parandaluar sulmet hibride ndaj tubacioneve dhe kabllove nga Rusia dhe mbështetësit e saj.
Deti Baltik kufizohet nga tetë vende të NATO-s dhe Rusia.
Ka pasur të paktën tre incidente të sabotimit të mundshëm në 40 kabllot e telekomunikacionit dhe tubacionet kritike të gazit që kalojnë përgjatë shtratit të detit relativisht të cekët që nga viti 2022, kur Rusia pushtoi Ukrainën.
“NATO po shton patrullimet, aleatët po investojnë në teknologji inovative që mund të ndihmojnë në sigurimin më të mirë të këtyre aseteve”, tha më parë komandanti Arlo Abrahamson, një zëdhënës i Komandës Detare Aleate të NATO-s.
Megjithatë, lehtësia me të cilën spiranca e anijes mund të presë një kabllo, së bashku me kushtet e detit shpesh të pabesë, e bën pothuajse të pamundur parandalimin aktual të sulmeve të tilla.
Dmitry Medvedev, një aleat i ngushtë i Putinit, i cili tani shërben si zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se çdo sulm ukrainas në territorin rus me armë perëndimore do të përballej me një përgjigje.
“Nuk do të kalojë pa u vënë re… Do të ndryshojë rregullat e angazhimit – është dëshmi se NATO dhe Uashingtoni dhe pjesëmarrësit e tjerë në aleancë nuk po marrin pjesë vetëm në një luftë hibride, por një luftë në të gjithë kuptimin e fjalës kundër nesh”, tha Medvedev.
Incidenti me avionin e NATO-s vjen pasi ish-shefi i MI6 pranoi se Britania duhet ‘të përballet me faktin’ se Kremlini mendon se po lufton me Perëndimin, dhe jo vetëm me Ukrainën.