Një anije cisternë e cila transportonte 2275 ton naftë e cila vinte nga Libia u sekuestrua një ditë më parë në Durrës.

Gjatë operacionit të koduar “Ring” janë vënë në pranga katër shtetas libanezë mes tyre dhe kapiteni i anijes si dhe janë proceduar në gjendje të lirë disa shtetas libanezë.

Njoftimi i policisë:
Z.A., 54 vjeç (kapiteni i anijes), M. A., 25 vjeç, A. A., 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe B. T., 25 vjeç, banues në Siri. Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

B., 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi. Gjithashtu pas ndalimit të anijes çisternë të sekuestruar ditën e djeshme dyshohet se kjo anije ka sjellë të paktën edhe dy herë të tjera naftë kobntabranndë në Shqipëri.

Ndërkohë që Abc ka zbardhur edhe dëshminë e Zuhair Alkwafi i cili ka thënë se kjo është hera e tretë që ai sjell naftë në Shqipëri. “Jemi të habitur nga kjo që po na ndodh. Ne jemi transportues të rregullt dhe punojmë për kompani të ndryshme që porosisin hidrokarbure. Këtë radhë kompania që e kishte porositur nuk e pranoi ngarkesën dhe në ketë moment erdhi kapiteneria dhe struktura të tjera duke bërë veprimet. Ne jemi konform të gjitha rregullave, nuk bëjmë kontrabandë. Ne funksionojmë në këtë mënyrë: kompania porosit sasinë, e ngarkojmë në vendin ku kemi për ta marrë dhe e transportojmë drejt vendit pritës. Kompania pritëse paguan vetëm pasi ka marrë ngarkesën dhe e ka magazinuar. Në këtë rast, kompania pritëse nuk e pranoi ngarkesën. Arsyen nuk e di. Në këto kushte ne duhet të ktheheshim sërish në bazë në pritje të porosive të tjera dhe orientimit që do merrnim nga pronarët. Por papritur erdhi kapitaneria, rojet bregdetare etj dhe më pas edhe policia. Na arrestuan pa asnjë arsye. Ne jemi të pafajshëm sepse kështu funksionon transporti i hidrokarbureve. Ne kemi ardhur edhe herë të tjera në Shqipëri dhe s’kemi pasur asnjë problem. Këtë radhë nuk e di pse nuk e pranuan ngarkesën që kishin porositur. Neve para se të vinim në Shqipëri kemi lajmëruar 48 orë përpara kompaninë dhe kapitanerinë shqiptare konform të gjitha rregullave. Nëse do bënim kontrabandë do ta lajmëronim kapitenerinë?! Ne erdhëm në Durrës dhe ishim në pritje të dorëzonim mallin. Papritur na mori pronari i kompanisë dhe na tha se do prisni pasi kompania shqiptare kishte kërkuar ulje çmimi. S’kishin rënë dakord për çmimin edhe pse paraprakisht kompanitë ishin dakordësuar. Naftën e ngarkuam në portin e Bengazit në Libi. Atje furnizohemi gjithmonë.”

Por futja e naftës kontrabandë në Shqipëri është një shkelje e rëndë që i bëhet ligjeve vendase, për të cilën dënohesh nga gjobë deri në burgim. Por kontrabandimi nuk është e vetmja shkelja, ajo që e bën edhe më të rëndë është se në këtë rast është shkelur Rezoluta e Këshillit të Sigurimit, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, e cila miratoi unanimisht zgjatjen e embargos së naftës dhe produkteve të tjera me Libinë deri në 30 tetor të vitit të ardhshëm.

“Duke miratuar njëzëri rezolutën 2644 (2022) (që do të lëshohet si dokument S/RES/2644(2022)), Këshilli 15 anëtarësh, duke vepruar sipas Kapitullit VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara, vendosi të zgjasë autorizimin e masave të vendosura më parë kundër eksporti i paligjshëm i naftës së papërpunuar dhe produkteve të tjera të naftës nga Libia deri më 30 tetor 2023. Gjithashtu duke shprehur shqetësime serioze për shkeljet e vazhdueshme të embargos së armëve që vendosi në shkurt 2011, Këshilli kërkoi pajtueshmëri të plotë nga të gjitha Shtetet Anëtare me këtë dhe i bëri thirrje të njëjtës që të mos për të ndërhyrë në konfliktin në vendin e Afrikës Veriore. Më tej, Këshilli u bëri thirrje të gjitha palëve që të zbatojnë plotësisht marrëveshjen e armëpushimit të nënshkruar në Gjenevë më 23 tetor 2020 dhe u kërkoi shteteve anëtare të respektojnë dhe mbështesin një zbatim të tillë, duke përfshirë tërheqjen e menjëhershme të të gjitha forcave të huaja dhe mercenarëve nga Libia. Ai u bëri thirrje gjithashtu vendeve anëtare që t’i raportojnë Komitetit të Këshillit të Sigurimit të krijuar në përputhje me rezolutën 1970 (2011) në lidhje me Libinë për veprimet që kanë ndërmarrë për të zbatuar në mënyrë efektive masat e ndalimit të udhëtimit dhe ngrirjes së aseteve në lidhje me të gjithë individët në listën e sanksioneve”, theksohet qartësisht në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë.

REZOLUTA
BalkanWeb sjell si më poshtë vendimin e plotë të Këshillit të Sigurimit, që cakton embargon e OKB-së për së naftën dhe produktet e tjera me Libinë. Rezoluta në fjalë është në fuqi deri më 30 tetor të vitit 2023.

Këshilli i Sigurimit zgjati autorizimin e masave kundër eksportit të paligjshëm të produkteve të naftës nga Libia, përveç mandatit të panelit të ekspertëve që ndihmojnë në mbikëqyrjen e tyre, duke shprehur gjithashtu shqetësimin për shkeljet e vazhdueshme të embargos së armëve të vendosura në atë vend dhe duke kërkuar respektimin e tyre me atë ndalim.

Duke miratuar njëzëri rezolutën 2644 (2022) Këshilli me 15 anëtarë, duke vepruar sipas Kapitullit VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara, vendosi të zgjasë autorizimin e masave të vendosura më parë kundër eksportit të paligjshëm të naftës së papërpunuar dhe produkteve të tjera të naftës nga Libia deri më 30 tetor 2023. Gjithashtu duke shprehur shqetësime serioze për shkeljet e vazhdueshme të embargos së armëve që vendosi në shkurt 2011, Këshilli kërkoi pajtueshmëri të plotë nga të gjitha Shtetet Anëtare dhe i bëri thirrje që të ndërhyhet për konfliktin në vendin e Afrikës Veriore.

Më tej, Këshilli u bëri thirrje të gjitha palëve që të zbatojnë plotësisht marrëveshjen e armëpushimit të nënshkruar në Gjenevë më 23 tetor 2020 dhe iu kërkoi shteteve anëtare që të respektojnë dhe mbështesin një zbatim të tillë, duke përfshirë tërheqjen e menjëhershme të të gjitha forcave të huaja dhe mercenarëve nga Libia. Ai u bëri thirrje gjithashtu vendeve anëtare që t’i raportojnë Komitetit të Këshillit të Sigurimit të krijuar në përputhje me rezolutën 1970 (të miratuar në vitin 2011) në lidhje me Libinë për veprimet që kanë ndërmarrë për të zbatuar në mënyrë efektive masat e ndalimit të udhëtimit dhe ngrirjes së aseteve në lidhje me të gjithë individët në listën e sanksioneve.

Përmes rezolutës, Këshilli gjithashtu rinovoi mandatin e Panelit të Ekspertëve që ndihmon Komitetin deri më 15 nëntor 2023 dhe vendosi që Paneli të dorëzojë një raport të ndërmjetëm për punën e tij jo më vonë se 15 mars 2023, i ndjekur nga një raport përfundimtar jo më vonë se 15 shtator 2023 me gjetjet dhe rekomandimet e tij. Në lidhje me këtë, Këshilli u bëri thirrje të gjitha palëve dhe shteteve që të garantojnë sigurinë e anëtarëve të Panelit dhe të ofrojnë qasje të papenguar dhe të menjëhershme, në veçanti personave, dokumenteve dhe vendeve që konsiderohen të rëndësishme për ekzekutimin e mandatit të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb