Një grup anijesh ushtarake të Flotës së Veriut  kanë kaluar Ngushticën e Gjibraltarit dhe kanë marrë rrugën drejt Mesdheut.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS,  e cila citon  zyrën e shtypit të “Flotës së Mesdheut” thuhet se anijet do të angazhohen në stërvitje ushtarake.

“Këto anije do të angazhohen në stërvitje”- thanë burimet për agjencinë e lajmeve ruse. Grupin e anijeve ruse e udhëheq kryqëzori raketahedhës “Maresciallo Ustinov”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: