Një anije luftarake e SHBA-së dhe një e Kanadasë kanë lundruar së bashku nëpër ngushticën e Tajvanit, më pak se një javë pasi Kina zhvilloi një raund të ri lojërash luftarake rreth ishullit.

Bëhet e ditur se Marina amerikane, e shoqëruar herë pas here nga anije nga vendet aleate, kalon nga ngushtica rreth një herë në muaj.

Kina, e cila e pretendon Tajvanin si territorin e saj, thotë se rruga strategjike ujore i përket shtetit kinez.

Siç raporton Flota e 7-të e Marinës së SHBA-së, USS Higgins dhe fregata kanadeze HMCS Vancouver kanë lundruar nëpër ujërat ku liria e lundrimit dhe fluturimit në det të hapur zbatohet në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Lundrimi demonstron përkushtimin e SHBA-së dhe Kanadasë në ruajtjen e lirisë së lundrimit për të gjitha vendet, shkruan Reuters.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb