Anila Jole, kryeredaktore në News24 në “Opinion” me gazetaren Nisida Tufa, duke folur për këngëtaren Parashqevi Simaku, e cila prej 3 dekadash jeton në SHBA, ndërsa së fundmi u publikuan disa detaje ku ajo shfaqej në një gjendje të rënduar ekonomike, u shpreh se në vitet ’80-’90, Parashqevia u kthye në një idhull për të rinjtë.
“Parashqevia u bë shumë e dashur për gjithë publikun, kur niste festivali ne prisnin se çfarë do të këndonte Parashqevia. Kishte zërin e bukur, solli një frymë të re, mënyrën se si vishej krijoi një tendencë në modë. Veshi ajo një kostum të bardhë, nisën vajzat dhe gratë të qepnin xhaketa të bardha.
U bë idhull i të rinjvë. Kur pashë atë videon e parë, mu duk e pabesueshme. Mirëpo kur u verifikua se ajo jetonte në rrugë, më lëndoi shumë. Po përdoret për klikime, ajo nuk e ka idenë se çfarë po ndodh në Shqipëri me videot e saj”, tha Jole.