Anis Mehmeti, në sytë e tifozët, fillimisht edhe në sytë e Sylvinho-s, shihej si zëvendësuesi i vetëm natyral i Jasir Asanit, por pasi u ftua fillimisht, Mehmeti u zhduk nga radarët e Sylvinho-s duke mos u grumbulluar më, pavarësisht se po kalonte një formë shumë të mirë me fanellën e Bristol City. Sulmuesi kuqezi nuk e fshehu zhgënjimin e tij për këtë fakt, por beson se në të ardhmen do të jetë sërish pjesë e Shqipërisë:

“Kam luajtur tre herë për Shqipërinë, por ka pasur një periudhë ku nuk jam thirrur gjatë vitit të kaluar. Kjo është zhgënjyese, por shpresoj se do të kem një shans për të luajtur kundër Anglisë. Unë gjithmonë bëj shaka me djemtë se, me respekt, nuk më intereson kush është para meje. Ndeshja Angli-Shqipëri, është ajo lloj sfide për të cilën jeton”.

Në intervistën e tij për mediat në Angli, Mehmeti shtoi se tani te Bristol City ndihet mirë pasi ka besimin e të gjithë ambientit. Deri në këtë pikë të sezonit, Mehmeti ka realizuar 6 gola me fanellën e Bristol City.

I pyetur në lidhje me hapat e tij të parë dhe pse zgjodhi Shqipërisë, sulmuesi kuqezi shtoi se ai ka lindur në Angli, por gjaku i tij është shqiptar dhe flet shqip, ndërsa gjatë verës preferon që pushimet t’i kalojnë në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: