Gjatë dekadës së fundit aktorja e ‘Friends’, Jennifer Aniston ka qenë objektiv i vazhdueshëm i tabloidëve sa i përket romancave apo shtatzënive të hamendësuara, dhe veçanërisht gjatë vitit të fundit.

Më në fund aktorja ka vendosur të mos heshtë më, duke u shprehur se nuk është aspak e lumtur që emri i saj lakohet gjithmonë lidhur me këtë fakt.
Përmes një shkrimi në ‘The Huffington Post’, Aniston ka folur gjerë e gjatë lidhur me shtatzanitë e saj të imagjinuara nga media herë pas here. Në shkrim Aniston shpërthen në kritika kundër tabloidëve për mënyrën se si i mishërojnë gratë, duke krijuar një standard të gabuar për mënyrën se si ato shihen në shoqëri.
“Sa për kujtesë, unë nuk jam shtatzënë, shkruan aktorja. – Thjesht jam ngopur. Jam ngopur me sportin e turpshëm që ndodh çdo ditë nën maskën e gazetarisë, ‘Amendamentit të parë’ dhe ‘lajmeve të të famshmëve.”, shkruan mes të tjerash aktorja.

“Mënyra sesi tabloidët trajtojnë një femër është shqetësuese dhe absurde. Mënyra sesi jam portretizuar nga media, është thjesht një reflektim i asaj sesi e shohim një femër në përgjithësi, duke u bazuar në disa standarte, sic është fiziku e bukuria e tij”.

Aniston thotë se vajzat e reja janë duke konsumuar mesazhe ‘toksike’ sa u përket historive e fotografive që publikohen në media.
“Mesazhi se vajzat nuk janë të bukura nëse nuk janë të dobëta, nëse nuk kanë fizikun e një supermodeleje apo aktoreje që pozon në kopertinën e një reviste”.

Lajmet e fundit mbi jetën e saj personale i janë kthyer gati në ‘stalking’.
“Të hash një hamburger për drekë dhe të fotografohesh e më pas të të publikojnë një lajm me mbishkrimin, ‘shtatzënë apo e shëndoshë’”.
“Nuk e kuptoj sesi mund të gjykojnë nëse jam femër e kompletuar poqese nuk kam bërë ende fëmijë. Në një të ardhme mund të zgjedh të bëj ose jo fëmijë, por nuk na nevojitet martesa të bëhemi nëna, as të bëhemi nëna që të ndihemi të kompletuara. Ne evendosim vetë fatin tonë, të të qenit të lumtur, dhe jam ngopur e lodhur së qeni pjesë e këtyre rrëfimeve”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: