Anjeza Shahini prej vitesh po qëndron larg Shqipërisë, duke qenë se jashtë vendit ka krijuar edhe familjen e saj. Ajo është e martuar me Paul Edward Conolly dhe në mars të këtij viti ata u bekuan me një vajzë të quajtur Victoria. Për shkak të kësaj Anjeza është larguar edhe nga muzika, duke mos publikuar asgjë të re.


Madje duket se këngëtarja e ka vendosur të mos kthehet më për të konkuruar në festivalet në Shqipëri, edhe pse më parë ka qenë vazhdimisht pjesëmarrëse. Së fundmi këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një video të shkëputur nga kënga e saj “Energji”, me të cilën ka marrë pjesë në “Kënga Magjike” në vitin 2014.


Kjo këngë mjaft ritmike u pëlqye shumë nga publiku dhe pavarësisht se të gjithë presin diçka të re nga Anjeza, ajo nuk e ka ndërmend të marrë më pjesë në festivale. Bashkangjitur videos së publikuar këngëtarja ka shkruar: “Më vjen mirë që konkurimet nëpër festivale i mbylla me këtë këngë plot energji dhe ngjyra”.


Megjithatë Shahini nuk ka hequr dorë nga muzika, pasi përmes postimeve në rrjete sociale ajo ka treguar se punon si mësuese për brezin e ri të këngëtarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb