TIRANE-Ndryshimi i këngës së Elhaida Danit, e cila do të marrë pjesë në Eurovizion, ka ngjallur shumë polemika. Në debat ka ndërhyrë edhe këngëtarja Anjeza Shahini, e cila është e para që ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.
Anjeza thotë se Elhaida nuk e meritonte ta fitonte festivalin e RTSH­së, ndërsa tani bën kapriçio.
“Une dua të jetë në ESC ai që e meritonte e që e ka merituar prej kohësh @BojkenLako.
Me gjithë respektin për artisten Elhaida, nuk më duket e drejtë kjo kapriço, aspak profesionale e kujtdo për t’u tërhequr.
Ku shkuan të gjitha rregullat që vihen përpara festivalit në kaq vite?
Kush janë këta njerëz që marrin përsipër të bëjnë si të duan me televizionin e shqiptarëve taksapagues?
Më duket e padrejtë dhe mungesë respekti kundrejt gjithë artistëve të tjere që prej vitesh respektojnë rregullat.
Vitin e ardhshëm le ta dërgojnë Elhaidën me një format të ri festivali, ku zgjidhet një pefaqësues dhe konkurojnë kompozitorët për këngën që i përshtatet më mirë këngëtares, sikurese kanë bërë shumë shtete.
Me siguri do të kemi edhe rezultate shumë më të mira”, shkruan ajo.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb