TIRANE

Këngëtarja Anjeza Shahini është larguar nga Shqipëria dhe ka lënë muzikën për t’iu dedikuar tërësisht jetës familjare. Prej vitesh ajo jeton në Britaninë e Madhe, ku dhe është martuar dhe së shpejti do të bëhet nënë.

Untitled 7
Untitled 7

Megjithatë bukuroshja e ekranit nuk e ka humbur kontaktin me publikun shqiptar. Me anë të ‘Instagram’, ajo shpesh publikon copëza kujtimesh nga performancat e saj ndër vite.

Video e fundit që ka publikuar i përket 10 viteve më parë, kur Anjeza ka performuar për publikun nëpërmjet ‘Klan Tv’ në emisionin “Histori me zhurmues”. Këngëtarja ka performuar një cover të këngës ‘Gjyshes’ e kënduar në origjinal nga Vaçe Zela. “Një këngë e bukur për gjyshet e bukura e të mira, dhe këtu jam unë në #janar2009”,-shkruan më tej ajo.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: