Familja e Avicii-t po dhuron sendet personale të DJ-t të ndjerë në një ankand bamirësie ‘unik dhe të veçantë’, gjashtë vjet pas vdekjes së tij tragjike.

Njoftimi erdhi të hënën pasi Stokholms Auktionsverk zbuloi se gjërat e DJ-t dhe producentit suedez do të shiten në ankand personalisht dhe në internet për të mbështetur bamirësinë e tij.

Ankandi i titulluar ‘The Avicii Collection’ do të përfshijë deri në 267 sende personale si këpucë, rroba, instrumente muzikore dhe relike nga karriera e tij që do të dalin në ankand.

Ankandi i drejtpërdrejtë do të zhvillohet më 1 tetor në orën 15:00, në shtëpinë historike të ankandeve Nybrogatan 32 në Stokholm dhe në internet.

Artikujt e ankandit do të zbulohen më 6 shtator, dhe publiku vendas mund t’i shikojë nga data 24-20 shtator.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb