SHBA

Një blerës misterioz ka blerë në ankand për 120 mijë dollar bluzën e basketbollit të mbajtur nga Barack Obama, në 1979, vit në të cilin ish presidenti amerikan luante në Punahou School të Honolulu.


Një shifër kjo e papritur, siç pranon Eric Bradley, përgjegjës i Heritage Auctions të Dallas ( ku u bë ankandi) i cili thotë se ka pasur rreth 27 oferta në total.


Sinqerisht nuk e prisnim që të kishte një interes kaq të lartë. Ne do të japim një pjesë të madhe të këtij fondi për shkollën’.
Obama ka qenë gjithmonë një i pasionuar mbas basketbollit. Pavarësisht impenjimeve që ka pasur si president, ai e kishte zakon të shkonte të shihte pothuajse gjithmonë ndeshjet e Chicago Bulls, klubit me të cilin ishte tifoz.


(da.xha/BalkanWeb)