Një peshk ton me peshë 276 kilogramë u shit në ankandin e parë të vitit në Tokio për 207 milionë jen, ekuivalente me rreth 1.27 milionë euro: ky është çmimi i dytë më i lartë i regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i statistikave, gjë që ka ushqyer shpresat për një rimëkëmbje ekonomike të vendit.
Ankandi filloi në orën 5.10 të mëngjesit në tregun Toyosu, një nga vendet kryesore turistike të kryeqytetit.
Ankandi sipas traditës përfaqëson një nga treguesit kryesorë në fillim të vitit për të monitoruar nivelin e optimizmit të sipërmarrësve në tregti duke dhene gjithashtu një ogur të mirë për industrinë e peshkimit.
Toni i kuq, i kapur në brigjet e Oma-s në prefekturën verilindore të Aomorit, u ble nga një shitës me shumicë dhe kompania që drejton nje zinxhir te restoranteve te sushit.
Megjithatë, rezultati i kesaj te diele është larg rekordit të vendosur në ankandin e vitit 2019 gjatë të cilit një ton 278 kilogramë u shit për 333,6 milionë jen, e barabartë me 2 milionë euro.
(BalkanWeb)