FRANCE

Edicioni i 158-të i ankandit të verërave të ”Hospices de Beaune” theu një rekord historik për vitin e dytë radhazi duke arritur një shumë të përgjithshme prej gati 14,2 milionë euro, sipas organizatorëve.


”Shitja mblodhi gjithsej 14 199 250 euro, rezultati më i mirë i arritur ndonjëherë”, u bë e ditur në një komunikatë të përbashkët të ”Hospices civils de Beaune” dhe shtëpisë britanike të ankandeve ”Christie’s”.


Ankandet e famshme për qëllime bamirësie thyen rekord edhe vitin e kaluar me 12,3 millionë euro.


”Një Bâtard-Montrachet Grand e vreshtës me të njëjtin emër u shit për 135 000 euros, çmimi më i lartë i arritur më parë për një fuçi vere’’, thuhet në komunikatë. Çmimi mesatar për një fuçi (format prej 228 litrash) u rrit me 16 850 euro, një rritje me 19% krahasuar me vitin 2017.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: