Një copëz tartufi i bardhë me peshë rreth 850 gramë u shit sot për 75 000 euro gjatë një ankandi, në veri të Italisë.

Kjo shitje u mundësua me lidhje satelitore me Dubain dhe Hong Kongun dhe blerësi i pjesës më të bukur ishte një ndërmarrës nga Hong Kongu.

“Situata është përmirësuar këto kohët e fundit, por është e dukshme se ky nuk do të jetë një vit i madh, nuk do të ketë tartufë të mëdhenj për shitje në ankand por do të ketë tartufë shumë të mirë”, theksoi Isabelle Gianicolo nga Qendra kombëtare e Studimeve mbi tartufin.

“Thatësira e këtyre muajve të fundit ka ndikuar tek sasia, por jo tek cilësia”, shtoi ajo duke shtuar se çmimet e arritura gjatë shitjeve në ankande nuk janë çmime tregu, janë çmime simbolike për bamirësi.

Këtë vit, çmimet e tregut, edhe pse janë shumë larg atyre të ankandeve, kanë arritur majat me 600 euro për 100 gramë ose rreth 6 000 euro kilogrami, për shkak të thatësirës, ndërkohë që një vit më parë çmimi varionte për 3 000-4 000 euro kilogrami.

Qyteti i Albas, në Piemont, pret çdo vit që prej 90 vitesh dhe për rreth dy muaj një panair të madh të tartufit të bardhë gjatë të cilit zhvillohet dhe shitja në ankand.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: