PEKIN– Një tas 1000-vjeçar i dinastisë kineze Song u shit sot në ankand në Hong Kong me një vlerë rreth 32 milionë euro duke lënë pas rekordin e mëparshën të regjistruar për një qeramikë kineze, njoftoi sot kompania e ankandeve ”Sotheby’s”.

Është një vlerë më e madh sesa një gotë vere e dinastisë Ming, e blerë në 2014 për 30 milionë euro, nga një manjat në Shangai, i njohur për blerjet në ankand me shuma marramëndëse.

”Blerësi i tasit Song ka dashur të ruajë anonimatin”, sqaroi ”Sotheby’s”, duke mos dashur të saktësojë nëse bëhej apo jo fjalë për një shtetas kinez të kontinentit.

”Është një objekt krejtësisht i ri për qeramikën kineze dhe ne kemi krijuar historinë e sotme me këtë element të rrallë”, deklaroi për median, Nicolas Chow, zëvendëspresident i ”Sotheby’s Asie”.

Shitja në ankand nisi rreth një vlerë prej tetë milionë eurosh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: