ANKARA- Katër persona të cilët dyshohet se përgatisnin një atentat terrorist në emër të grupit të Shtetit Islamik u arrestuan në Gaziantep, në juglindje të Turqisë.

Sipas agjencisë së lajmeve ‘Dogan’, policia ka sekuestruar gjithashtu 150 kilogramë eksploziv, dy kallashnikov si dhe shumë municione.

Po sipas këtyre, personat e arrestuar kishin marrë urdhra nga kreu i Shtetit Islamik në veri të Sirisë për kryerjen e një atentati në Turqi. Ky operacion ndodhi një muaj pas atentatit që shkaktoi 39 të vdekur në një disko në Stamboll natën e Vitit të Ri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: