ANKARA- Përcillet për në Moskë trupi i pajetë i ambasadorit Andrei Karlov. Në nderim të tij po zhvillohet një ceremoni në aeroportin e Ankarasë, para se trupi të faturojë me avion drejt Rusisë. Siç raportojnë edhe mediat turke, në ceremoni është edhe zëvendëskryeministri i Turqisë.

Ambasadori Andrei Karlov u vra mbrëmjen e djeshme gjatë një fjalimi në një galeri arti në Ankara teksa po mbante një fjalim.

Ai u ekzekutua nga Mevlut Mert Altintas, 22 vjeç, ish-pjesëtar i policisë turke, i cili ishte shkarkuar gjatë hetimeve lidhur me tentativën e grupit të shtetit që u zhvillua më 15 korrik.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: