Votimi i ligjvënësve të Parlamentit Evropian për ndërprerje të përkohshme të bisedimeve për anëtarësim të Turqisë me bllokun, shkel vlerat themelore evropiane, tha ministri turk i çështjeve të BE-së.

Ai tha se Turqia nuk do ta marrë seriozisht votimin, njofton AP.

Omer Celik, i bëri komentet në një konferencë me gazetarë pasi ligjvënësit e BE-së votuan në për një mocion jodetyruese, duke i kërkuar BE-së që “të fillojë një ngrirje të përkohshme të bisedimeve me Ankaranë” derisa “masat joproporcionale, nën gjendjen e jashtëzakonshme në Turqi, të mos hiqen”

Celik tha se Parlamenti Evropianka humbur perspektivën për Turqinë dhe duhet ta mas fjalën kur flet për presidentin Tayyip Erdogan.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: