Fondi i Solidaritetit që FIFA dhuron çdo vit për federatën është shndërruar në çështje mes klubeve dhe FSHS-së. Aq sa vetë kjo e fundit mbajti sot një konferencë për të sqaruar të gjithë opinionin publik, duke treguar se si janë shpërndarë të ardhurat.

Ekipi i Partizanit ishte nga ato ekipe që deklaroi se nuk kishte marë asnjë të ardhur nga këto fonde. Drejtori i Licensimeve në Federatën Shqiptare të Futbollit, Kejdi Tomorri, shpjegoi edhe situatën e të kuqve.

Tomorri pranoi para mediave se pavarësisht kërkesës së UEFA-s që këto fonde të kalonin në formë projektesh që duheshin shfrytëzuar për të përmirësuar futbollin e moshave, ata në disa raste kishin kaluar në forme kesh për të zgjidhur borxhet që klubet në fjalë kishin. Një nga këto raste ishte Partizani, të cilit i ishte dhënë borxh një shumë e caktuar në kohën kur klubin e menaxhonte Albert Xhani dhe këto para po i mbaheshin tani të kuqve nga të ardhurat e fondit të solidaritetit.

“Mendonim se Partizani do të arrinte të shlyente këtë borxh me kalimin e kohës”, ishin fjalët e zyrtarit të FSHF-së.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: