TIRANE– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, thotë se në 5 muaj janë larguar nga detyra 46 punonjës të administratës, kryesisht punonjës të Hipotekave, të cilët nuk kanë kryer detyrën e tyre, apo kanë abuzuar me të. Në një deklaratë për mediat, ministrja Gjonaj tha se pas denoncimeve të qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes, janë marrë masat e duhura.

“Ankesat e qytetarë janë zgjidhur brenda 10 ditëve. Por jemi të vetëdijshëm se ka ende punonjës që duhet t’i identifikojmë dhe t’i largojmë se bashku. Çdo kërkesë që ka lindur nga mos përgjegjshmëria e punonjësve të administratës, ka ndihmuar në largimin e tyre. Është kryer një analizë në këto muaj, që ka identifikuar punonjësit që kanë penguar zgjidhjen e kërkesave të qytetarëve.

Janë shkarkuar nga detyra 46 punonjës nga institucionet shtetërore, pjesa më e madhe e tyre në Hipoteka.

Është urdhëruar paralajmërimi për shkarkimin nga detyra për 18 punonjës të tjerë, të cilët në rast të një shkelje tjetër do të shkarkohen”, u shpreh ministrja Gjonaj.

Teksa transmetonte live në profilin e tij në “Facebook” deklaratën e ministres Gjonaj, kryeministri Rama shkruante:

“Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, informon publikun për valën e shkarkimeve e të masave disiplinore, si rezultat i kontributit të drejtpërdrejt të qytetarëve në luftën e përbashkët kundër grabitqarëve e parazitëve që janë ende të pranishëm në zyrat e hipotekave e të Aluiznit?

Platforma e Bashkëqeverisjes nxjerr përgjegjësine e qartë për zvarritjet e kërkesave të qytetarëve në zyrat e shtetit, falë ankesave të atyre që nuk bëhen palë me korrupsionin dhe nuk rrinë duarkryq, po denoncojnë rastin e tyre tek shqiperiaqeduam.al??

91 masa, nga të cilat 46 largime nga detyra dhe 45 masa disiplinore për zyrtarët Hipotekave e Aluiznit, janë rezultati i ri i bashkëqeverisjes me qytetarët?.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb