Një anketë e INSTAT e ndryshme nga Sondazhet e Forcave të Punës (AFP) ka gjetur një papunësi të lartë ndër shqiptarët gjatë 2018.

Sondazhi i cili u zhvillua në kuadër të një projekti për gjendjen shëndetësore të popullatës gjeti se 54 % e grave dhe 39% e burrave në moshën 15-49 vjeç ishin të papunë më 2018 dhe madje nuk kishin punuar asnjë ditë në 12 muajt e fundit.

Ndër gratë e moshës 15-49 vjeç, 37% raportuan se ishin të punësuar në momentin e anketës, 5% nuk ishin të punësuara, por ishin të punësuara në 12 muajt para studimit, dhe 58% nuk ishin në punë dhe nuk kishin punuar në 12 muajt para studimit.

Në mesin e meshkujve të njëjtën moshë, 56% raportuan se aktualisht ishin të punësuar, 5% nuk ishin të punësuar, por kanë qenë në punësuar 12 muaj para sondazhit dhe 39% nuk ishin në punë dhe nuk ishin të punësuar në 12 muajt para studimit. (Përkufizimi i punësimit bazuar në statusin e raportuar të aktivitetit ekonomik në kohën e studimit ndryshon nga përkufizimet e përdorura në Sondazhet e Forcave të Punës (AFP), të cilat ndjekin metodologjinë e rekomanduar nga Eurostat dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO). Sipas AFP 2017, shkalla e punësimit në vitin 2017 ishte 57%, dhe Shkalla e papunësisë ishte 14% për popullsinë15-64 vjeç).

Ndërmjet 2008 dhe 2018, përqindja e personave të moshës 15-49 vjeç të punësuar në profesione teknike dhe menaxheriale mbeti e pandryshuar për gratë, por u pakësua pak për burrat.

Përqindja e grave të punësuara me pagë u rrit nga 60% në 2008 në 82% në 2018, ndërsa përqindja që nuk paguheshin u zvogëlua nga 31% në 10%.

Punësimi është një burim i rëndësishëm i të ardhurave që ndikon ecurinë e qëndrueshme të familjes dhe individit. Informacioni mbi profesionet e grave jo vetëm që lejon vlerësimin e burimit të te të ardhurave të tyre, por gjithashtu ndikon në fuqizimin e mëtejshëm të tyre.

Rezultatet e anketës treguan se rreth një e katërta e grave të punësuara 15-49 vjeç (26%) punojnë në pozita profesionale, teknike ose menaxheriale dhe 19% janë në profesione të kualifikuara manuale, 17% janë në shitje dhe shërbime dhe rreth 7% punojnë në punë manualisht të pakualifikuar. Bujqësia zë vetëm 13% të grave të punësuara.

Burrat priren të jenë më shpesh të zënë në aktivitete që kërkojnë punë fizike, siç janë profesionet manuale të pakualifikuara (30%) dhe bujqësia (16%). Por shitjet dhe shërbimet gjithashtu zënë një pjesë të konsiderueshme të punësimit të tyre me (18%).

Gratë në qytet kanë më shumë gjasa të punojnë në punë profesionale, teknike dhe menaxheriale dhe në punë manuale të kualifikuar (31% dhe 22% respektivisht), ndërsa meshkujt kanë më shumë gjasa të angazhohen në punë të kualifikuar (30%).

Në mesin e grave me një universitet ose arsim pasuniversitar, 61% e tyre punojnë në profesion. Një model i ngjashëm është vërejtur me burrat, ku 45% e atyre me një universitet ose punojnë në profesionin e tyre.

Ndër gratë që kryejnë punë jo-bujqësore, 93% marrin paguhen çdo muaj. Nga këto 17% janë të vetëpunësuara. Mes grave që punojnë në bujqësi, vetëm 23% marrin pagë./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: