NGA Mariglen MERTIRI

TIRANE– Edhe nxënësit e shkollave e shohin emigrimin si mundësi punësimi për të arritur objektivat e tyre. Një raport i bërë publik nga “Save the children” bën me dije se 50% e të anketuarve në 8 bashki të vendit janë të trishtuar, dhe 55% e tyre nuk janë optimist për punësim në Shqipëri.

Të dhënat e raportit flasin për pasiguri në shkollë, dhe dhunë të përjetuar apo parë prej tyre në ambientin ku mësojnë apo rriten.

Drejtoresha e organizatës “Save the Children”, Anila Meco pohon se të dhënat janë shqetësuese kur fëmijët theksojnë se duan të largohen nga vendi, kur deklarojnë se askush nuk i dëgjon, dhe ndihen të stresuar nga detyrat dhe rezultate e arritura në shkollë.

Ky raport përfshiu 1200 fëmijë nga mosha 12-17 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: