TIRANE

Viti 2019 për bizneset gjermane në Shqipëri vlerësohet si vit i përkeqësuar. Një anketim i 47 pjesmarrësve të dhomës gjermane i kryer gjatë periudhës Shkurt-Mars tregon se 51 % e bizneseve janë pesimiste për ecurinë e ekonomisë. Situatë kjo që sipas përfaqësuesve gjerman lidhet me emigrimin e lartë të punonjësve të kualifikuar.

“Në tërësi për fat të keq këtë vit konstatotjmë një përkeqësim në vlerësimin e situatës së përgjithshme ekonomike krahasuar me vitin 2018, pak më shumë se gjysma e sipërmarrjeve të pyetura e vlerësojnë gjëndjen si të keqe ndërkohë që vitin e shkuar ishin vetëm 39 % e tyre.Në mënyrë analoge dhe vlerësimi i situatës si e mirë ka pësuar rënie nga 19 % në 13 %.Ne jemi përqëndruar te fenomeni i emigrimit  qe është një vështirësi e shtuar për bizneset.Nëse punonjësit e kualifikuar  emigrojnë kjo nuk është vetëm një percetim pasi kjo ndikon ndjeshëm në ekonomi.” tha ambasadorja Schütz

Për drejtorin e dhomës gjermane të industrisë dhe tregtisë ky perceptim lidhet me krizën politike si dhe me sigurinë ligjore dhe korrupsionin.

“Bizneset perceptojnë një rënie të madhe në stabilitetin politik dhe social pra ky është ndryshimi i madh midis 2018 dhe 2019.Siguria ligjore, administrate publike,parashikueshmëria e politikave ekonomike,transparenca e tenderave public si dhe lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsinoit këto dhe në renditjen e 2018 dhe 2019 janë 5 faktorët për vlerësimin më negative përsa oi përket faktorëve të të bërit biznes në Shqipëri.”

Por për përfaqësuesen e qeverisë shqiptare, zv ministren e ekonomisë Belinda Ikonomi kjo tablo që paraqesin bizneset e dhomës gjermane do të përmirësohet pasi janë marra masa për të luftuar burokracitë dhe korrupsionin.

“Është padushim shumë e nevojshme vazhdimi i mëtejshëm i reformave rregullatore.Mirëqeverisja në cdo sektor shoqëruar me tregues të qartë performance dhe realizmi i objektivave në cdo hallkë administrimi qoftë nga ajo më e ulta tek ajo më e larta.Përmirësimi i marrjes së shërbimit nga ana e qytetarëve si dhe biyneset duke synuar eleminimin e burokracive.” -tha Ikonomi

 Sa i përket ecurisë së investimeve kapitale sipas bizneseve gjermane ka mbetur e pandryshuar. Ndwrsa në vitin 2018, ishin 50 % e bizneseve që u shprehen se investimet do të rriteshin dhe vetëm 11.5% se ato do të pesonin renie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb