Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar duke mos e pranuar ankimin  e 12 personave për ndryshimin e masës së sigurisë, mes tyre dhe Emiljano Shullazit.

Sipas komunikatës bëhet me dije se 12 shtetasit kanë ankimuan vendimin nr. 49, datë 15.05.2024, verifikuar me vendimet nr. 50, datë 19.05.2024, nr. 51, datë 20.05.2024 dhe nr. 52, datë 20.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, por Apeli i GJKKO-së nuk pranoi, duke i lënë sërish në qeli.

12 shtetasit të cilët kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë janë:

Besian Xhixha

Drianto Bardhi

Gjergji Cukali

Enver Diva Blerim

Abazi Satilno

Basho Albert Zaja

Emiljano Shullazi

Dejvis Bajramaj

Armando Ndreca

Robert Laçi

Naim Stafuka

Kujtojmë që këta shtetas kanë rënë në pranga lidhur me operacionin e SPAK ku u firmosën 50 urdhër arreste, në kuadër të vijmësisë së operacionit Metamorfoza.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb