Tirana luan këtë të diele sfidën më të rëndësishme të sezonit, ky është bërë një diskutim i gjatë pasi javë pas jave për bardheblutë ka qenë një ndeshje jetike por në asnjë moment nuk arritën të bënin hapin e madh, nuk e bënë diçka të tillë kundër Partizanit, nuk e bën dot as kundër Kastriotit, duke lënë pezull mbijetesën e tyre. Këtë të diele luan në transfertë kundër Laçit, një ndeshje që nuk duhet ta humbasin kurrsesi nëse dëshirojnë të qëndrojnë në elitën e futbollit shqiptar. Krutanët u larguan me plotë shpresë nga kryeqyteti duke qenë të vetëdijshëm se kalendari është në favorin e tyre.

2. Mema Kthehet Ne Kupe, Tiranen E Kane Penalizuar
2. Mema Kthehet Ne Kupe, Tiranen E Kane Penalizuar

Si të mos mjaftojë kundërshtari, Laçi, një skuadër dhe një fushë ku Tirana e ka pasur shumë të vështirë të marrë rezultat pozitiv këtë sezone, trajneri Mema duhet të bëjë llogaritë me një pjesë të mirë të titullarëve jo në formën e duhur fizike. Në seancën e fundit stërvitore disa lojtarë nuk janë paraqitur ose nuk kanë arritur ta përfundojnë. Albi Doka nuk ishte fare i pranishëm, aktivizimi i tij në sfidën e fundit kundër Kastriotit i ka shkaktuar tërheqje muskulore. Dorian Kërçiku gjithashtu nuk është stërvitur plotësisht, prezenca e tij në këtë takim është thuajse e pamundur. Shqetësues mbetet gjithashtu gjendja fizike e Eni Imamit.

Memaa
Memaa

Pikërisht në ndeshjen që nuk duhet humbur, trajneri Mema duhet të ri bëj nga e para repartin defensiv. Në mesfushë gjithashtu, Tirana vjen në këtë transfertë me dy mungesa shumë të rëndësishme. Kapiteni Erando Karabeci vijon të jetë i dëmtuar ndërsa as Asion Daja nuk ishte i pranishëm në seancën e fundit stërvitore. Nuk ishte në dispozicion të trajnerit Mema as Grent Halili.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: