Çështja Skënderbeu-UEFA, e apeluar në KAS nga klubi korçar, pritet të përfundojë pas shortit të Kupave të Europës, që do të hidhet më 18 qershor në Nion të Zvicrës. Lajmi i publikuar nga “Panorama Sport” ka zgjuar interes ditën e sotme pasi më në fund pritet të mbyllet një kalvar i gjatë i nisur që në vitin 2016, kur UEFA vendosi të pezullojë me një vit Skënderbeun në Kupat e Europës pas një vendimi administrative, vendim që u kthye në juridik në shkurt të vitit 2018 me dënimin 10-vjeçar dhe gjobën 1 milionë euro me të cilat Komisioni i Etikës dhe Disiplinës ne UEFA ndëshkoi korçarët.

Më pas një seri seancash dhe datash. Fillimisht në Apelin e UEFA-s për të vijuar më pas me KAS-in e Lozanës, ku Skënderbeu shpreson të gjejë drejtësinë e tij më 21 qershor, datë e cila pritet t’i japë fund makthit 3-vjeçar te tifozët bardhekuq.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb