Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi deklaron se Greqia ka liruar Bledar Jambellin, personin që dyshohet se urdhëroi vrasjen e komisarit Artan Cuku.

Sipas tij, me këtë vendim Artan Cuku është vrarë për herë të tretë, ndërsa e konsideron gjithçka skandal, duke vënë gishtin mbi provat e dërguara nga pala shqiptare në shtetin fqinj.

STATUSI I PLOTE
Vritet për herë te tretë Drejtues i Parë i policisë Artan Cuku.
Me daten 9 Prill 2019, Ministri Brendshëm në një ceremoni ku i akordoi Artan Cukut titullin “Dëshmor i Atdheut”, deklaroi se porositësi i kësaj vrasje Bledar Jambelli është arrestuar në Greqi me datën 29 dhjetor 2018 dhe se pritej ekstradimi i tij. Sot mësojmë se tre ditë pas ceremonisë së Ministrit, ky kriminel është liruar nga autoritetet greke dhe që atëherë gëzon lirinë. Çdo mekanizëm shtetëror që merret me këtë çështje ka refuzuar me orë të tëra të japë informacion mbi këtë fakt.
Ekzekutori i drejtpërdrejtë i drejtuesit të policisë është dënuar me vendim qesharak, me vetëm 10 vjet burg dhe për pak vite pritet të jetë i lirë. Ky vendim ishte vrasja për së dyti e Artan Cukut. Sot mësojmë dhe këtë lajm që përbën vrasjen për herë të tretë të Dëshmorit të Atdheut…
Nëse autoriteteve greke nuk u janë vënë në dispozicion materialet e duhura, nëse është neglizhuar me dashje apo pa dashje, ky rast përbën jo vetëm skandal por dhe vepër penale që duhet hetuar me urgjencë dhe përgjegjshmëri të lartë.
Tashmë titulli “Dëshmor i Atdheut” është vetëm një alibi. Drejtuesi i policisë i hedhur në rrugë, vritet sepse kurrë nuk u njoftua e as u mbrojt prej rrezikut dhe braktiset; edhe i vdekur!
Tronditëse, alarmante!!!

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb