SHBA– Faqja zyrtare online e “Trump Towers”, që mban firmën e Donald Trump në Manhatan, u bllokuan për më shumë se një orë, pasi grupi i njohur aktivist i hakerave “Anonimous” e përvetësoi faqen online në shenjë proteste ndaj komenteve kundër myslimanëve të bëra nga kandidati për President i Partisë Republikane.

Faqja të cilin Trump e përdor shpesh për të kryer fushatën e tij presidenciale doli offline menjëherë pasi “Anonymous” postoi në rrjetin social “Twitter” se websajti ishte bllokuar prej tyre si një shenjë kundër racizmit dhe urrejtjes, duke shtuar se ky ishte kërcënimi i parë ndaj Donald Trump.

Zëdhënësi i miliarderit të njohur amerikan ende nuk ka bërë ndonjë komunikatë në lidhje me ngjarjen.

Ky kërcënim i “Anonymous” vjen pak ditë pasi kandidati republikan për President, propozoi ndalimin e përkohshëm të myslimanëve për të hyrë në SHBA, si përgjigje për masakrën që ndodhi javën e shkuar në San Bernardino, e cila u shkaktua nga dy myslimanë të radikalizuar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: