Njërin prej çmimeve më prestigjioze të artit bashkëkohor në Evropë, sivjet e ka rrëmbyer artisti shqiptar Anri Sala.

Ky çmim i cili bart në vete një shumë prej 50 mijë eurove, ndahet një herë në dy vite, ndërsa është themeluar në vitin 2000, duke synuar që të shpërblejë artistët, puna e të cilëve influencon zhvillimin e artit bashkëkohor në Evropë.

Sipas jurisë, Sala ka një punë poetike dhe në të njëjtën kohë një punë konceptuale me shumë mesazh.

Vepra e cila i dha Salës këtë çmim, quhet “Le Çlash” dhe “Tlatelolço Çlash”, ndërsa, në anën tjetër ka kombinuar dy filma me një punë tjetër, “Doldrums” – bateri që luhen automatikisht si përgjigje ndaj një zëri me frekuencë të vogël si kolonë zanore.

Prestigjiozja e famshme londineze “The Guardian”, tregon se dy filmat që luhen automatikisht në instalacion gjenden në Meksiko City, ndërsa pjesa tjetër gjendet në një qendër kulturore të braktisur në Francë.
Sala, nuk ka qenë i pranishëm për ta marrë çmimin, por përmes një videomesazhi ai e ka krahasuar veprën e tij me rastin e marrjes së çmimit, i cili ka thënë “Është kënaqësi që kam marrë çmimin por s`mund të jem aty ta marr. Kjo i ngjan edhe punës sime, ku fotografia është në një vend ndërsa zëri diku tjetër”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb