Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve vijon misionin e ruajtjes dhe përhapjes së trashëgimisë sonë kulturore, brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke evidentuar pasurinë më të madhe të folklorit tonë. Trupa profesioniste e Ansamblit udhëton më datë 18 prill në Kuvajt, ku është konceptuar një koncert i plotë, me pjesëmarrjen e solistëve, grupit polifonik, orkestrës dhe valltarëve. Programi do të përfshijë vallet më të spikatura të zonave të ndryshme, këngët polifonike popullore, deri te formacionet orkestrale në formën e Kabasë, apo meloditë e pavdekshme të këngës së kultivuar.


“Programi” përfshin: “Ditë Feste në Tiranë” (Valle), “A kan’ ujë ato burime” (Grupi polifonik), “Pjesë polifonike” (Grupi polifonik), “Kaba për Violinë dhe Orkestër”, “Valle e Tropojës” (Vajzat – Valle), “Valle Gorarçe” (Djemtë – Valle), “Pjesë polifonike” (Grupi polifonik), “Valle Skraparit” (Valle), “Arbëreshes sime” (Grupi polifonik), “Hapi sytë e zezë” (Grupi polifonik), “Kolazhi Çam” (Valle), “Kaba për Klarinetë dhe Orkestër”, “Qan e Motra për Vëllanë” (Grupi polifonik) dhe “Festë të madhe ka Shqipëria” (Valle dhe Grupi polifonik).


Instrumentistët që shkojnë në Kuvajt janë: Vladimir Hasimi, Alban Tahiri, Artan Shabani, Bledar Luzi, Skënder Gurra, Leonard Cara dhe Arbin Alimeri; grupi polifonik vokal përbëhet nga Gramoz Burba, Bardhyl Xhafka, Hyso Xhaferi, Rajmond Kllogjeri, Avni Miraka dhe Bledi Hoxhaj; ndërsa valltarët që shkojnë janë: Gëzim Halili, Genc Kastrati, Leonard Mitrushi, Besmir Aga, Enkelejd Bajraktari, Elton Cefa, Brikena Jaupaj, Jera Çurçija, Holta Ahmetaj, Helga Saraci, Sindi Kullakshi, Marjana Shkreta, Ajkana Topalli dhe Mariglen Domi.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/Balkanweb)


Etiketa: